Boksieri prizrenas, Armend Xhoxhaj, në kategorinë deri 81 kilogram, ka humbur në çerekfinale të Lojërave Evropiane në Baku, nga ukrainasi Aleksandër Kizhniak me diferencë shumë të vogël pikësh! Xhoxhaj për gjithë kohën zhvilloi boks të nivelit të lartë, por gjyqtarët vlerësuan se ai kishte fituar vetëm rundin e dytë!
Kjo humbje ka revoltuar pa masë Xhoxhajn dhe stafin e tij të cilët kanë kundërshtuar edhe tek organizatorët për këtë padrejtësi./21 Media
