Në ditën parafundit në Lojërat Evropiane në Baku 2015 për Kosovën është paraqitur vetëm notari Laurit Muja i cili garoi në 50 metra stil të lirë dhe paraqitja e tij nuk pati shumë dallim nga ajo e shumë prej sportistëve tjerë që përfaqësuan Kosovën duke qenë se u mbyll me pozitën e fundit. kjo ishte gara përmbyllëse për Mujën dhe për sportistët nga Kosova, ngase nesër në ditën e fundit nuk do të paraqitet asnjë prej tyre. Përndryshe Rusia vazhdon të jetë shteti më i sukseshëm sa i përketë fitimit të medaljeve në këto Lojëra të cilat përmbyllën nesër me gara në disa sporte dhe me ceremoninë përfundimtare./21 Media
