Sipas një raporti nga SocialTimes, Facebook po teston aktualisht një veçori të re, ku rrjeti social do t’ju sugjerojë përditësime të statuseve sipas sjelljes suaj.
Në “Facebook” do të ofrohet veçoria “Suggested Topics”, ku do të sugjerohen tema të ndryshme për të diskutuar, duke filluar nga ato më të rëndësishmet për momentin deri tek ato më të zakonshmet.
Temat e sugjeruara do të bazohen edhe të veprimtaria juaj në ‘Facebook’, ngjashëm me mënyrën se si gjenerohet Furnizuesi i Lajmeve në bazë të temave që Facebook mendon se jeni të interesuar./ 21MEDIA

