"Gruevski u financua nga Brukseli, edhe 20 vite tjera mbetet kryeministër"!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Bashkimi Evropian gjatë 9 viteve të fundit ka financuar qeverinë e kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili ka realizuar projekte monoetnike dhe monofetare në Maqedoni, dhe Gruevski kur ka para që të t’ju jep çdo muaj rrogën policisë, ushtrisë, administratës, pensionet, ai kështu edhe 20 vite do të qëndroj në krye të qeverisë, vlerëson analistin Isen Ibrahimi.
“Një ushtri prej 30 mijë aktivistëve të VMR0-DPMNE-së të cilët janë të kycur në sistemin e Maqedonisë u toleruan nga Brukseli. Bankat Evropiane përmes kredive të ndryshme e ndihmuan qeverinë Gruevski që të realizoj projektet kryekëput maqedonase, madje gjithë shtetin të kontrolloj politikisht dhe ekonomikisht. Gruevski kur ka para që të t’ju jep çdo muaj rrogën policisë, ushtrisë, administratës, pensionet,Ai kështu edhe 20 vite do të qëndroj në krye të qeverisë, pasi populli është i kënaqur me rritje të vogla të rrogave dhe pensioneve”, vlerson për Zhurnal, analisti ekonomik, Isen Ibraimi, duke sqaruar se Brukseli nëse dëshiron seriozisht të ndihmoj Maqedoninë duhet të bëj veprime konkrete.
“Bashkimi Evropian duhet t’ja ndërpresë të gjitha ndihmat dhe kreditë qeverisë së Maqedonisë. Atëherë menjëherë do të reflektohet kriza kur me muaj administrata, policia, mjekët nuk do të marrin rroga.Me këtë bllokohen gati 70 përqind e qytetarëve të cilët kanë marrë kredi harxhuese , banesa apo veturë me kredi. Atyre do t’ju aktivizohen hipotekat dhe atëher qytetarët nga kriza financiare të gjithë do të dalin në rrugë do të kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit”, thotë analisti ekonomik, Isen Ibraimi, citon zhurnal.