"I dyshuari që ka vrarë 9 njerëz në kishë duhet të dënohet me vdekje"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

I dyshuari që ka vrarë nëntë njerëz në një kishë në Charleston duhet të dënohet me vdekje, ka thënë guvernatori i Karolinës Jugore.
Policia ka deklaruar se i riu i cili dyshohet për këtë sulm akuzohet për vrasje me nëntë pika të aktakuzës.
“Absolutisht dëshirojmë që të dënohet me vdekje”, ka thënë guvernatori Niki Hall për NBC.
Dylan Storm Roof, dyshohet për vrasjen e nëntë njerëz, sot është dashur që të dalë para gjykatës.
Roof është arrestuar dje ndërsa policia ka bërë të ditur se vrasjen e ka kryer me revolen me të cilën babai ia kishte dhuruar për ditëlindjen e 21-të.