Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani iu ka drejtuar qytetarëve duke thënë se ushtroni të drejtën e votës në mënyrë të pavarur dhe të lirë ditën e diel, më datë 21 qershor, mos e tjetërsoni votën , mos e shisni sepse vota është pushteti juaj sovran.
Nishani u ka thënë qytetarëve të Shqipërisë që të marrin pjesë në mënyrë masive në votime, të ushtroni lirisht dhe vendosmërisht të drejtën tuaj sovranetë zgjedhjes, të vendosni me vote të lirë mbi alternativën më të mirë për bashkinë tuaj për të orientuar politikë-bërjen drejt shqetësimeve tuaja.
