"Te porta e shën Pjetrit" i Kongolit botohet në Spanjë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sapo qarkulloi edhe në spanjisht romani “Te porta e shën Pjetrit” i Fatos Kongolit.
Ky ështe romani i gjashtë i këtij autori në katalogun e së njëjtës shtëpi botuese “Siruela”.
Një vit i mbarë botimesh për Kongolin ky i sivjetmi, me romanin “Gjemia e mbytur” vënë në qarkullim nga “Toena” në muajin shkurt, e më pas, në maj, me botimin në Itali nga shtëpia botuese “Rubbettino” të romanit “Jetë në një kuti shkrepësesh”.