Sot në Shqipëri janë kthyer 44 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga autoritet Suedeze në bashkëpunim me ato Franceze dhe Gjermane dhe gjatë fluturimit, shoqërimi i shtetasve shqiptarë është bërë nga oficerët e tyre.
Në përbërje të eskortës kishte mjek e psikolog.
31 shtetas janë kthyer nga Suedia, 8 nga Gjermania dhe 5 nga Franca.
Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen.
