500 mijë euro fond nga UNDP për të papunët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

U nënshkrua marrëveshja 500 mijë euroshe nga ministri i punës dhe mirëqenies sociale Arban Abrashi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP, Alessandra Roccasalvo. Me këtë marrëveshje mendohet që të ndihmohen rreth 600 të papunë për një afat kohor 6 muaj deri në 1 vit.
Me këtë rast, ministri Abrashi tha se ky është një fond të cilin e financon UNDP dhe që ka për qëllim uljen e papunësisë në vend.
Më pas ministri Abrashi shtoi se fondet do shpërndahen në sektorë të ndryshëm, të cilët kanë mundësi për zhvillim, si përpunimi i metalit, drurit, bujqësisë etj.
Ndërsa, Alessandra Roccasalvo, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, tha se ky fond është një përkrahje për të papunët.
Ky fond do të jetë shumë profitabil për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të papunë dhe me anë të këtij fondi do iu sigurohet punë për 6 muaj deri në 1 vit.