Asgjësohen në Vlorë mbi 7740 rrënjë narkotike kanabis sativa. Policia e Vlorës bën me dije se, bima narkotike u zbulua në fshatin Petë.
Sipas informacioneve, rreth 4.940 rrënjë janë gjetur të mbjella në parcela, në vendin e njohur si “Përroi i Llazos”, ndërsa rreth 2.800 të tjera të mbjella në kubikë pranë parcelave.
Strukturat përkatëse të uniformave blu po punojnë për identifikimin e kultivuesve të bimëve narkotike.
