9 zakone të punës në zyrë që janë të dëmshme për shëndetin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zbuloni cilat janë 9 zakonet e gabuara të punës në zyrë por që i vëmë në praktikë çdo ditë.
Tavolina e zyrës mund të kthehet në rrezik për shëndetin kur zakonet e këqija bëhen rutinë. Të qëndroni ulur për shumë orë apo pothuaj gjithmonë në një pozicion jo korrekt, të mos dilni për pushim apo të merrni punën në shtëpi janë disa nga sjelljet e gabuara që shpesh bëjmë pa i kuptuar. Pjesa më e madhe e eksperteve janë dakord me rëndësinë e mëngjesit për të rritur metabolizmin dhe për të shtuar nivelin e energjisë në mënyrë që të mos jemi të lodhur deri në mesditë. Të konsumoni mëngjesin garanton dozën e duhur për të përballuar një dite te lodhshme dhe për me tepër stimulon metabolizmin duke reduktuar kështu ndjenjën e lodhjes.
1. Të mbështetni fytyrën në pëllëmbën e dorës
Është një ndër gjestet më të zakonta i cili duket aspak domethënës por në të vërtet është shume i rrezikshëm mbi të gjitha për lëkurën. Të prekësh fytyrën bën të mundur infektimin nga bakteret dhe shton mundësinë për te zhvilluar puçrra apo irritime.
2. Të mos ngriheni nga tryeza për pushimin e drekës
Pushimi i drekës është një rast shume i mire për te lëvizur ne mënyrë qe gjaku t’u qarkulloje ne këmbë. Kush qëndron ne tryeze për te ngrënë gabon mbi te gjitha sepse truri ka nevoje për pushim dhe për tu shplodhur.
3. Të qëndroni ulur në mënyrë të gabuar
Qëndrimi i gabuar sjell ne mënyrë te paevitueshme probleme me shëndetin. Kur qëndroni ulur ne tryeze nevojitet te qëndroni drejte ne te kundërt do t’u shfaqen dhimbje ne çdo pjese te trupit.
4. Të fërkoni sytë
Të fërkoni vazhdimisht sytë nuk ju bën mire, i irriton por edhe i jep mundësi mikrobeve te gjejnë një vend pa llogaritur demet e pafundme qe mund te shkaktoni ne këtë zone.
5. Të qëndroni gjithmonë ulur
Jeta sedentare është shume e rrezikshme sepse shkakton diabet dhe probleme kardiovaskulare. Për sa i përket punës ju nevojitet te qëndroni te ulur për ore te tera kështu qe është mire te ngriheni here pas here.
6. Të merrni celularin ne tualet
Janë te shumte ato te cilët e marrin celularin ne tualet kështu duke përfituar për një pushim te vogël. Ky zakon i keq mund te behet shume i rrezikshëm dhe anti higjienik sepse ne këtë mënyrë çoni ne tryezën tuaj te gjitha bak. Të shkoni ne zyre kur jeni sëmurëteret qe gjenden ne tualet.
7. Të shkoni ne zyre kur jeni sëmurë
Të shkoni ne zyre me temperaturë apo me ftohje nuk bën mire për shëndetin mendor dhe atë fizik. Ndjeheni te lodhur dhe nuk jeni ne gjendje për te arritur rendimentin për me tepër kështu do tia ngjisnit edhe kolegeve duke kompromentuar produktivitetin e zyrës.
8. Të qëndroni këmbë përmbi këmbë
Të qëndroni këmbë përmbi këmbë kur qëndroni ulur ne tryeze është diçka shume e dëmshme për shëndetin. Provokon dhimbje ne shpine dhe ne qafe dhe shton presionin e gjakut. Pozicioni ideale është te qëndroni me këmbët e mbështetura ne dysheme.
9. Të mos shkëputeni nga puna edhe kur jeni ne shtëpi
Të kontrolloni mail para se te shkoni për te fjetur mund te duket një gjest jo shume domethënës pothuaj një ritual i cili behet edhe pa e kuptuar por ne fakt nëse kjo gjë kthehet ne zakon atëherë ky gjest kaq i parëndësishëm behet burim stresi dhe lodhje mentale.