Sipas asaj qe shkruan Huffington Post, ecja zbathur ne shtëpi, veçanërisht tani qe është stina e verës, është thuajse një ilaç me vete.
Ecja zbathur në shtëpi ka një sërë dobish, pasi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe për rrjedhojë, redukton fryrjen e këmbëve dhe rëndesën e tyre.
Ndër të tjera kontakti me dyshemenë favorizon rolin e elektroneve, të cilat duke kaluar nëpër trup, neutralizojnë efektet e radikaleve të lira, duke favorizuar shërimin.
Ecja zbathur cilësohet edhe si diçka relaksuese. Gjithashtu lejon venat dhe muskujt të jenë më të çtendosur, si dhe përmirëson ekuilibrin, sidomos tek fëmijët që hedhin hapat e parë.
Ajo qe nënvizon studimi lidhet me faktin se tek këpucët, apo pantoflat, numri i baktereve qe mund te kontaminojnë këmbët është shume me i madh se sa ne dysheme dhe ecja zbathur ndihmon edhe procesin e shërimit te kallove.
