Kryesia e AAK-së ka vendosur që të vazhdojë protestën para ambasadës sllovene në Kosovë derisa të rikthehet lideri Ramush Haradinaj në Kosovë.
Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini, i ka ftuar qytetarët që të shprehin pakënaqësitë rreth këtij veprimi te Sllovenisë.
Po ashtu ai tha se do te ju drejtohen me një letër institucioneve te Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Edhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, tha se i kanë kërkuar ambasadorit slloven në Kosovë që të lirohet sa më shpejt Haradinaj dhe të kërkoj falje për këtë veprim.
