​AAK kërkon shkarkimin e Hysenit dhe Maxhunit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, për shkak të arrestimit të njërit nga anëtarët e kësaj partie Muhamet Kelmendi dje në Mitrovicë.
Sekretari i përgjithshëm Burim Ramadani tha se është jashtë çdo logjike që të akuzohet dikush për akuza të tilla si terrorizmi.
Sipas tij është e papranueshme dhe jashtë çdo logjike që dikush të arrestohet për vepra të tilla dhe të njëjtin ta lirojnë për 5 minuta.
Sipas Ramadanit etiketimi opozitës dhe zyrtarëve të saj si njerëz të këqij është tentim i Qeverisë për ta larguar vëmendjen nga skandalet e përgjithshme të saj.