Ahmeti: Besoj se po e kuptoni madhësinë e krimit në Prishtinë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzave për 11 persona në mesin e tyre 10 zyrtarë të komunës së Prishtinës dhe një pronar i një të një kompanie private, për të akuzuar për vepër penale.
Ai përmes një publikim të sotëm në rrjetin social “facebook” ka thënë më në fund prokuroria ngriti aktakuzë ku thote se perfitimet e 10 zyrtareve kane qene 28 milion euro, por  “Ku kanë shkuar ato para? Kush i ka marr ato prona? Keto janë vetëm për 49 ndërtesa, e në Prishtinë janë 46 mije ndërtime pa leje” ka shkruar Ahmeti.
Duke shtuar më tej: “Besoj të nderuar bashkëqytetarë që po e kuptoni madhësinë e krimit në Prishtinë. Po e kuptoni madhësinë e interesave qe ende po luftojnë ta sulmojnë urbanizmin edhe pas këtyre 18 muajve”.
“Kete nuk e kemi bëre për inat të partive tjera apo për inat te ndonjë individi, por për të luftuar korrupsionin që e ka ngrëne shtetin tonë. Sigurisht së do të jetë proces i gjatë por uroj që kjo të jetë fillimi i një gjyqesori tjetër. E di qe shume kemi fol per keto dosje e jemi interpretuar se po nderhyjme por pa hetime te tilla, te korruptuarit kurre nuk do te frikohen” përfunduar ai. / 21MEDIA
Prokuroria Speciale e Kosovës: Aktakuzë kundër 11 personave