Akademia e Shkencave ose "akademia e burrave"(VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kosova ka vetëm një femër akademike. Antropologia Edi Shukriu është e vetmja anëtare femër e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
Mungesën e femrave akademike deputetët që janë edhe anëtarë të Komisionit për Arsim e shohin si pasojë e ndërhyrjeve politike dhe procedurave burokratike, ndërkaq nga Akademia e Shkencave premtojnë se në të ardhmen do të ketë më shumë femra me këtë titull.