Një aksion i madh policor ka filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vaksincë të Kumanovës.
Jozyrtarisht mësohet se aksioni ka të bëjë për shpëtimin e mbi 200 emigrantëve të huaj të cilët mbahen më shumë se disa javë në tre shtëpi të këtij fshati.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivo Kotevski, deklaroi se tash për tash nuk mund të jepen informacione deri në përfundimin e aksionit policor./ 21MEDIA
