Shpërthime të fuqishme të pesë vullkaneve në Indonezi kanë krijuar re të hirit, të cilat kanë mbuluar pjesën më të madhe të vendit, duke detyruar autoritetet që të mbyllin tri aeroporte.
Vullkani Raug, në ishullin Java, është aktivizuar sot sërish, duke hedhur gurë dhe hi deri në 2 mijë metra lartësi.
Shpërthimet e vullkaneve në malet Gamala dhe Dukono, si dhe i vullkanit Sinabu gjithashtu errësuan qiellin dhe nxitën evakuimin e mbi 1 mijë personave.
Aktiv ishte edhe vullkani Karangetang, në ishullin Siau. Një zëdhënës i ministrisë së transportit deklaroi se janë mbyllur tri aeroporte ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe ai në Bali. Indonezia ka gjithsej 130 vullkane aktive./21Media
