Sapo u ndal avioni, pasuan duartrokitjet dhe thirrjet “Mirëse vjen në Shtetet e Bashkuara” . Vizita, bekim për 69 milionë katolikë në SHBA
Pas një vizite në ishullin komunist të Kubës, Papa Françesku mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan, Barak Obama, Zonja e Parë, Mishel, bashkë me zv.presidentin Xho Bajdën dhe gruan e tij, Xhill dolën për ta pritur Papën në Bazën amerikane “Andrews”, pranë Uashingtonit.
Të pranishmit shpërthyen në brohoritje, sapo u ndal avioni me Papën dhe më pas duartrokitjet dhe thirrjet “Mirëse vjen në Shtetet e Bashkuara” e shoqëruan zbritjen e Atit të Shenjtë nga avioni.
Papës do t’i rezervohet një pritje si ajo e kryetarëv e të shteteve, atë do ta presë Presidenti, si dhe do të mbajë një fjalim para Kongresit. Në Nju-Jork, Papa do të mbajë një meshë në Memorialin e 11 shtatorit, tek Qendra Botërore e Tregtisë, ndërsa në Filadelfia, do të vizitojë një qendër korrektimi, raporton “VOA”. Vizita e Papës është një gëzim i madh për rreth 69 milionë katolikët që jetojnë në SHBA.
