Ariu polar, simbol i shkrirjes së akujve në arktik

НАЈНОВИ ВЕСТИ

E dobësuar, pa fuqi dhe e përvuajtur: kështu duket kjo arushë polare e fiksuar në objektivin e aparatit të fotografes gjermane Kerstin Langenberger në një ishull të arkipelagut Svalbard, në Detin Arktik.
Fotoja tronditëse që shpejt ka bërë xhiron e botës, na sjell edhe një herë para syve pasojat e ndryshimit të klimës dhe ngrohjes së planetit. “Verat janë gjithnjë e më të nxehta dhe akullnajat zhduken vit pas viti”, komenton fotografja në profilin e vet në “Facebook”.
Me shkrirjen e akujve, arinjtë polarë e kanë më të vështirë të gjuajnë foka, ushqimi i tyre kryesor. Ndaj femrat detyrohen të qëndrojnë në tokë duke kërkuar tjetër lloj ushqimi për të vegjlit. Por jo gjithnjë ja dalin, sikurse është rasti në fjalë.
Sipas ekspertëve, popullsia e arinjve në Svalbard është e qëndrueshme, madje në rritje, por Kerstin Langenberger pyet: “Nëse ka gjithnjë e më pak nëna dhe këlyshë, si mund të flitet për popullatë të qëndrueshme?”.
Duke pranuar se nuk zotëron të dhëna shkencore ku të bazohet, fotografja vazhdon: “Ndryshimi klimatik është problem i madh për rajonin arktik dhe na takon neve të vendosim nëse do ta ndalim. Ndaj le të bëjmë diçka për kërcënimin më të madh të kohëve tona”.
ariu i gjore