Të paktën dy persona humbën jetën dhe rreth 50 të tjerë u plagosën për shkak të incidentit që ndodhi në Grac, qytetin e dytë më të madh të Austrisë, kur shoferi i një furgon u përplas me një grup njerëzish.
Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit. Policia ka konfirmuar incidentin, por nuk kanë dhënë informacione mbi numrin e të vdekur ose të plagosurve.
Shoferi është arrstuar, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen zyrtarët e policisë për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.
Dëshmitar okular anonim deklaruan se shoferi i automjetit u përplas me një grup njerëzish gjatë të cilit disa njerëz fluturuan mbi automjet. Agjencia austriake e lajmeve APA tha se të dy trupa të pa jetë qëndronin në rrugë në afërsi të vend ngjarjes të mbuluara me batanije.
