Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur sot për media, ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Serbisë për lejimin e dërgimit të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Ministri Bajrami ka theksuar se kjo është hera e parë e dërgimit të teksteve përmes rrugëve institucionale në periudhën e pasluftës.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dje ka dërguar tekstet për gjithë nxënësit e Luginës së Preshevës deri në klasën e tetë, sipas kërkesës së Këshillit Kombëtare të Shqiptarëve të Preshevës.
