Vet ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ka pranuar që cilësia e Arsimit në vend nuk është në nivelin e duhur.
Këto deklarata ministri i Bajrami i bëri gjatë vënies së gurthemelit të shkollës fillore “7 Marsi” në Kishnarekë të Drenasit. Përveç kësaj Bajrami bashkë me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, përuruan renovimin e shkollës “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran.
