Baronesha Anelay:Kosova duhet ta mbajë fjalën për krijimin e Speciales (Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, Baronesha Joyce Anelay, në takimin e saj me presidenten e vendit Atifete Jahjaga, ka thënë se Kosova duhet ta mbajë fjalën dhe ta krijojë Gjykatën Speciale.
Baronesha Anelay, ka thënë se me të gjithë krerët e shtetit që do të takohet sot do të flasë për Specialen dhe se ka ardhë në Kosovë me një mesazh të qartë.
“Mesazhi im është i qartë. Kosova ka dhënë një mesazh të qartë si shtet që dëshiron të jetë aktiv në arenën ndërkombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar pret ta sheh që Kosova është duke e mbajtur fjalën. Për ta mbajtur fjalën duhet ta themelojë gjykatën speciale dhe ti tregojë botës se Kosova dëshiron të pranohet në organizatat ndërkombëtare si shtet fuqiplotë dhe me të drejtat e veta”, ka thënë Baronesha Anelay.
Ndërsa presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se çdo shtyrje për themelimin e gjykatës nuk do t’i kontribuojë proceseve zhvillimore të shtetit.