Bartra nuk është për shitje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Barcelona nuk do ta shesë Marc Bartran – ka thënë drejtori sportiv, Ariedo Braida.
Është raportuar se qendërmbrojtësi spanjoll mund të largohet nga Camp Nou për shkak të mungesës së lojës, megjithatë klubi nuk dëshiron ta lëshojë 24-vjeçarin.
“Nuk e kemi në plan që ta transferojmë. E konsideroj atë si lojtar që nuk është në shitje”, ka deklaruar Braida për fcinternews.it.
Tottenhami dhe Interi janë klubet që kanë shprehur interesim për shërbimet e Bartras.