Mbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra ka thënë që ai nuk ka ndërmend të largohet nga Camp Nou duke insistuar madje që nuk është duke i dëgjuar as ofertat rreth tij.
Duket që përfaqësuesi spanjoll nuk është i interesuar të transferim dhe ka dëshirë të sigurojë më shumë hapësirë në lojë gjatë sezonit të ardhshëm 2015-16.
“Nuk jam duke i dëgjuar ofertat”, tha fillimisht Bartra, transmeton arbresh.info. “Unë jam i fokusuar 100% tek Barça”.
“Qëllimi im është që të tejkaloj 21 ndeshjet e luajtura si startues sezonin e kaluar”.
