Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), përmes një kumtese përgënjeshtron të gjitha akuzat e bëra sot në konferencën për shtyp të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Madje, BDI thotë se “këto akuza mund t’i gjesh vetëm në paralajmërimet që ai vetë ua bën përgjimeve e aspak tek vetë përgjimet”.
BDI mbetet me qëndrimin që të publikohen të gjitha materialet që opozita disponon për BDI-në, por kërkon që të mos të bëhen interpretime të gabuara për ta çorientuar opinionin.
“Nëse verifikohen akuzat e bëra, BDI-ja nuk del në mbrojtje të asnjërit, por gjithashtu kërkon të publikohet nëse verifikohet se akuzat janë bërë në bazë të nxjerrjes nga konteksti të bisedave private mes funksionarëve të partisë”, thuhet në deklaratë.
