Burime diplomatike në Bruksel, thonë se do të kerkohet që kryeministrat Mustafa dhe Vuciq të nënshkruajnë narrëveshje konkrete
Sipas burimeve jozyrtare, merret vesh se në procesin e bisedimeve do të duhej të përfshiheshin aktivisht edhe SHBA-të, shkruan Danas.
Gjatë javes së shkuar, Prishtina dhe Beogradi, në nivel teknik, kanë biseduar për telekomunikacionin, energjinë, Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, Parkun e paqes si dhe cështje të tjera të hapura.
Ljubomir Mariq, ministër në Qeverinë e kosovës, citohet të këtë deklaruar se “Vazhdimi I dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nesër, është njëri prej më të rëndësishmëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit në Prill të 2013″. Bisedimet e nesërme , janë një formë e ditës D, kishte deklaruar më parë kryeministri Vuciq.
