Belgjika hedh në gjyq Facebook-un për 'shkelje të privatsisë'

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komisioni Kombëtar belg për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nisur një veprim ligjor kundër Facebook-ut, ku e akuzon rrjetin social se përgjon përdoruesit në ueb, madje monitoron aktivitetet e tyre edhe nëse nuk kanë një llogari në Facebook.
Komisioni paditi muajin e kaluar Facebook-un së bashku me homologët e tij në Gjermani, Holandë, Francë dhe Spanjë, pasi sipas tyre ky rrjet social ka shkelur ligjet evropiane të privatësisë.
“Edhe ai që refuzon të ndiqet, është i ndjekur. Facebook e di se kush janë faqet më të frekuentuara nga njerëzit, pa i lajmëruar ata, duke thyer kështu normat që mbrojnë privatësinë,” thotë kreu i komisionit, Willem Debeuckelaere.