“International Hans Gabor Belvedere Competition” ka zgjedhur 174 artistët më të mirë që do të performojë në Amsterdam në kuadër të edicionit të 34-të prej 3000 që kanë garuar për të qenë pjesë e tij.
“Traviata” dhe “Ernani” të kompozitorit Verdi, “Rusalka” nga Dvorak, “Lisa” e Tchaikovskyt dhe “Ana Bolena” e Donizzetit, janë veprat të cilat Llugiqi do t’i interpretojë më 29 ose 30 qershor, varësisht si e caktojnë organizatorët e garës.
Besa Llugiqi është një ndër sopranot më të suksesshme nga Kosova. Është soliste e Korit të Filarmonisë Opera e Kosovës. Në vitin 2009 ajo mori çmimin e parë në garat ndërkombëtare “Jorgjia Truja” në Shqipëri. Po atë vit ishte finaliste e festivalit të vokalit “Marie Kraja” dhe prej aty u ftua të jetë pjesë e “Academy La Scala”, në të cilën mbajti masterklase me artistë të njohur nga Italia, Gjermania, Holanda etj.
Audicionet e këtij konkursi janë mbajtur në 59 qendra të ndryshme të botës.
