“Birëso një Familje” me qëllim zbutjen e varfërisë në Kosovë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ka filluar projekti i ri “Birëso një Familje” i Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë”, projekt ky që ka për qëllim zbutjen e varfërisë në Kosovë.

Kështu ka njoftuar në një komunikatë për meda kjo shoqatë, duke sqaruar mes tjerash që duke “Birësuar një Familje”, donatori në këtë rast siguron mbështetje mujore për nevojtarët me të holla për muaj, ose edhe me sigurimin e artikujve bazë ushqimor, higjienik, veshmbathje, elemente shtëpiake ose pagesa të tarifës shkollore për nxënës.

Drejtori i shoqatës “Nëna Terezë”, Zef Shala përmes kësaj komunikate ka thënë: “Ju mund të ndihmoni për të sjellë lumturi për familjet në nevojë, dhe të sillni ngushëllim për ta duke ditur se ata do të marrin një ndihmë të qëndrueshme çdo muaj.Me kontributin tuaj, ju ofroni mundësinë një fë mije për të shkuar në shkollë apo sigurinë se një familje do të ketë diçka për të ngrënë dhe për të veshur. Sot, ju mund të bëni një ndryshim të menjëhershëm në jetën e familjeve që jetojnë në varfëri”, citohet të ketë thënë Shala.

Siç thuhet më tej në komunikatë projekti ka filluar që tash e dy muaj, dhe janë arritur që përmes saj të ndihmohen disa familje nevojtare.

Ndërsa aksioni si i tillë është ndërmarrë për të zbutur sado pak gjendjen e vështirë sociale ekonomike të shumë familjeve kosovare. / 21MEDIA