Raundi i ardhshëm i bisedimeve për gjetje të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni do të mbahet në Shkup nga dita e hënë e javës së ardhshme por nuk dihet se si do të jetë formati dhe përbërja e këtyre takimeve.
Pasi dështoi takimi në Bruksel që u diskutua më shumë se 12 orë, thuaje u duk që bisedimet më nuk do të kenë vend, por insistimet nga faktori ndërkombëtarë dhe apelet e tyre kanë bërë që palët të ndryshojnë mendjen dhe të ulen e të bisedojnë se si të ndërpritet kjo krizë.
