Blloku A5 jashtë prodhimit deri në fundjavë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Njësia A5 në KEK është sërish jashtë prodhimit, dhe ka mungesë e energjisë elektrike në vend, njofton KEDS. Në një komunikatë për medie distributori thotë se për shkak të zvogëlimit të prodhimit në KEK, po duhet importuar rrymë, e cila nuk gjendet lehtë në rajon.
Tutje luten konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, në mënyrë që vendi të furnizohet në mënyrë të barabartë.
Blloku A5 i Kosovës A, sipas këtij njoftimi, nuk do të riparohet të paktën deri në fund të javës.