Gjuhëtari dhe shkrimtari i mirënjohur nga Prishtina, Dr. Nuhi Veselaj (1933), ka botuar gjatë këtyre ditëve 7 tituj librash nga fusha e studimeve gjuhësore: “Çështje të shqipes standarde në fushën e normëzimit”, “Rreth formëzimit të emërtimeve të njerëzve sipas profesionit në gjuhën shqipe”, “Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme”, “Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde”, “Drejt standardizimit të gjuhës shqipe” dhe “Kontributi i Asdrenit në formimin e gjuhës letrare kombëtare”
Disa prej këtyre librave janë mbështetur financiarisht nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe janë botuar nën siglën e shtëpisë botuese “Era” nga Prishtina. Dr. Veselaj është autor i shumë librave nga fusha e letërsisë, por studimet dhe hulumtimet e tij nga fusha e gjuhësisë e bëjnë atë njërin nga lëvruesit më të spikatur të problemeve të gjuhës së sotme shqipe. Ndryshe, për shkak të burgosjes dhe të linçimit politik në kohën e ish-Jugosllavisë, me vendim të organeve të ish-Krahinës së Kosovës, Nuhi Veselaj e kishte të ndaluar të botonte librat dhe studimet e tij.
