Bozhinovska: "Namazi të falet në gjuhën maqedone!"

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Valentina Bozhinovska, drejtoreshë e Komisionit për marrëdhënie fetare, apeloi që të ruhet trashëgimia kulturore dhe linguistike e muslimanëve maqedonas pasi që në dialektet e rrethinës së Rekës, tha ajo, është ruajtur gjuha tradicionale maqedonase, që është biseduar edhe para islamizimit.
Ajo apeloi që ato që munden që në tërë Maqedoninë ritet në xhami t`i kryejnë në gjuhën maqedonase, ashtu si po realizohen në pjesën e Rekës.
“Kërkoj edhe revidimin e procesit arsimor, gjegjësisht të rasteve të sjelljes së dhunshme të gjuhës shqipe ose turke, në vend të gjuhës maqedonase në disa shkolla në Maqedoninë perëndimore ku maqedonasit mysliman mësojnë”, theksoi Valentina Bozhinovska.