Planet e Rusisë për të shtuar arsenalin e vet bërthamor janë kritikuar nga Komandanti i forcave të NATO-s, gjenerali amerikan, Filip Bredllou, i cili veprimet e Moskës i cilësoi si të papërgjegjshme.
Komandanti suprem i forcave të NATO-s, gjenerali amerikan, Fillip Bredllou, deklaroi se planet e Rusisë për të forcuar këtë vit forcat e veta strategjike me mbi 40 raketa balistike interkontinentale bien ndesh me një fuqi të përgjegjshme bërthamore.
Bredllou, duke komentuar deklaratën e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se nuk është kjo mënyra se si duhet të sillen fuqitë e përgjegjshme bërthamore./21 Media
