Bruksel: Ka filluar takimi i liderëve nga Maqedonia

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në ndërtesën “Berlaymont” të Komisionit Evropian në Bruksel, ka filluar takimi ndërmjet katër liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni dhe eurokomisionerit për negociata dhe zgjerim, Johannes Hahn, për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës politike në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse fillimisht komisioneri Hahn kishte planifikuar që të ketë takime bilaterale me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe pastaj edhe me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pas gjysmë ore, ishin ulur në të njëjtën tryezë të shoqëruar nga raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, si dhe liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Siç njofton zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijančič, katër liderët e partive më të mëdha në Maqedoni dhe komisioneri Hahn, menjëherë janë ulur në tryezë në mënyrë që të arrijnë marrëveshje për çështjet e kornizës së arritur në takimin e javës së kaluar në Shkup.