Bruksel: Maqedonia me Qeveri teknike, por diskutohen detajet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Negociatat për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni po vazhdojnë në Bruksel. Ato pritet të zhvillohen deri në orët e mëngjesit, ndërsa deri tani raportohet nga disa burime se është arritur pajtueshmëri për formimin e një Qeveri teknike.
Në këtë pikë po diskutohen detaje të marrëveshjes. Kryeministri Nikola Gruevski ka pranuar qeveri teknike, por ai do ishte dakord që postin e kryeministrit ta mbajë deri në dhjetor, ndërsa qeveria teknike më pas të formohej vetëm për një mandat prej 3 deri 6 muaj, që do të organizonte zgjedhjet.
Ndërmjetësuesit propozojnë që pyetja e qeverisë teknike të rregullohet në mënyrë sistematike, me atë që në ligjet do të shënohet se 3 deri në 6 muaj me vendin udhëheq qeveri teknike, në të cilën do të jenë të përfaqësuar gjitha partitë, ndërsa kryeministri që është në atë kohë jep dorëheqje.
Gjithashtu, jo zyrtarisht mësohet se Zoran Zaev, nuk lëviz nga kërkesa për qeveri teknike, e cila mund të quhet edhe teknike, dhe të ketë mandate më gjatë se gjashtë muaj
“Nëse në Shkup është arritur marrëveshje se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen më prill 2016, atëherë është e qartë se Brukseli e dinë se për ndryshime thelbësore në Maqedoni janë të nevojshme së paku dhjetë muaj, nëse jo edhe më shumë. Mendoj se Zaev duhet të insistoj që mandati i qeverisë teknike të jetë së paku 9 deri në 12 muaj, ndërsa Gruevski menjëherë të jep dorëheqje”, ka deklaruar burimi i portalit Plusinfo.
Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë Zaev paraprakisht mund të braktisë negociatat, por kjo do të jetë e pamundur. Nga ana tjetër liderët e partive shqiptare Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së deri tani nuk kanë dhënë detaje mbi takimin, edhe pse disa portale kanë raportuar se ata mbrojnë qëndrimin që Gruevski të mbetet kryeministër.