Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë vazhduar sot për gjashtë muaj sanksionet kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë, deri në fund të janarit të vitit 2016, ka deklaruar shërbimi u unionit për marrëdhënie të jashtme.
Ky vendim u mor pasi që Bashkimi Evropian javën e kaluar mori vendimin për të vazhduar edhe për një vit sanksionet kundër Gadishullit të Krimesë, të aneksuar nga Rusia./21 Media
