Çfarë tregon shteti islamik mbi natyrën njerëzore dhe torturat!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nga David Ignatius / Raportimi në lidhje me shtetin Islam, në mënyrë të pashmangshme do të thotë t’i shikosh videot e saj, por kjo është diçka që nuk do t’ia dëshiroja askujt. Ky grup ka krijuar një teatër të vdekjes në internet, duke u hequr kokat njerëzve, duke i vrarë, duke i djegur dhe duke ua thyer kockat.
Ky lloj brutaliteti është pjesë e markës së shtetit islam. Qëllimi i tyre të tmerron, dhe ata po kanë sukses. Imazhet ultraviolente shërbejnë për të frikësuar armiqtë dhe në një mase shqetësuese, i motivojnë të rinjët që të rekrutohen. Xhihadistët, apo kalorësit e islamit, sikurse ata kanë dëshirë të quajnë veten, kanë krijuar një formë të veçantë të luftës moderne sa i përket komunikimit.
Por, mizoritë e tilla nuk janë diçka e re. Shpesh njerëzit i përshkruajnë veprimet e tyre si ‘mesjetare’, sepse ata kujtojnë torturat që ishin bërë dikur në sheshet e Britanisë, Francës dhe vendeve tjera europiane.
Risia e shtetit islamik është se tërë këtë katrahurë e ka sjellur edhe në internet. Madje, është lexuar edhe Kurani, që është përcjellur edhe nga ‘himnet e njohura si Ilahi’. Por, imazhet e këtyrë videove shkaktojnë një barbari që tejkalon fenë dhe kulturën. Xhihadisët nuk qëndrojnë larg nga nazistët gjermanë të holokaustit, apo nga priftërinjët spanjollë gjatë inkuizicionit. Ndoshta, ata janë duke menduar se po imitojnë torturat më që SHBA bëri gjatë anëtarve të al-Qaedas. Ajo po ishte torturë, por nuk ishte ekzekutim i tmerrshëm në publik.
Miqësia që përqafon shteti islamik, ngjan me një memec që brohorit. Ky grup është evidence e fundit afër-universales të njeriut për të barbarizuar të ‘tjerët’ që shihen si jobesimtarë dhe i trajtojnë ata në një formë tjetër.
Videot e fundit të lëshuara nga shteti islamik që vijin nga Iraku, janë shumë shqetësuese. Një video nga province Ninive, që tregon ekzekutimin e 16 njerëzve, që dyshohen për spiunazh, të cilët janë të futur në një kafaz dhe rreth qafës kanë të lidhura mjete shpërthyese. Një tjetër video në Falluxha, tregon ekzekutimin e katër përsonave që dyshohej se janë homoseksualë, të cilët hidhen nga kulmi i një ndërtese.
Imazhet makabre ishin festë për shtetin islamik. Grupi Al-Hayat Media Center, zgjodhi si videon numër 1 nga Iraku, ku shfaqej Niniva e djegur, vrasjet dhe heqjet e kokës.
Cila është rrënja e këtyre veprimeve të papërshkrueshme? Filozofët dhe antropologët kanë studiuar çështjen si një mënyrë për të vlerësuar natyrën njerëzore në format e para të qytetërimit. Profesoresha e letërsisë në Harvard, Elaine Scarry, në librin e saj “Trupi në dhimbje” përshkruan një proces të ‘konvertimin e dhembjes reale në trillimin e pushtetit.”
Në kohët mesjetare, vendi për këso lloj shfaqje të pushtetit ishte zakonisht një vend tubimi, që edhe mund të quhej ‘teatër’. Ndjena e shtirjes vazhdon. “Kjo nuk është e rastësishme,” shkruan Scarry,” se dhoma në të cilën ndodh brutaliteti quhet ‘dhoma e prodhimit’ në Filipine, ‘dhoma e kinemasë’ në Vietnamin e Jugut dhe ‘ dhoma me drita të kaltërta’ në Kili.”
Filozofi franez, Michel Foucault, nivelin e brutalitetit gjatë një dënimi e pa si një tregues të evolucionit të shoqërisë. Ekzekutimet e tmerrshme në publik, ishin të zakonshme në Europë deri në fund të shek.18. Vdekjet e dhimbshme dhe të ngadalta ishin pjesë e spektaklit. Gjijotina, të cilën ne e konsiderojmë mizore, në kohën e Revulocionit Francez është parë si diçka humane, sepse ajo ishte një ‘makinë që prodhonte vdekje të shpejtë dhe të matur.”
Në librin e botuar në vitin 1975, “Diciplina dhe ndëshkimi: Lindja e burgut”, Foucault përshkruan etikën para kohës moderne, pikërisht të njejtë sikurse kjo që ka përqafuar shteti islamik sot. “Jo vetëm që duhet ta dinin njerëzit (dënimin), por ata duhet ta shohin me sytë e tyre. Sepse, vetëm në këtë formë ata mund të kenë frikë, por arsyeja tjetër është se duhen edhe dëshmitarët.”
Shoqëria europiane u bë moderne dhe e civilizuar, kur këto ligje të përgjakshme i zëvendësoi me statuset penale, burgjet, që njiheshin si institucione ‘korrektuese’ ose ‘reformatore’, për të cilat Foucaulti paralajmëroi se kishin karakterin e vet represiv.
Shteti islamik ka arritur të bëjë një përzirje të pazakontë mes kohës moderne dhe para-moderne, sepse ka ngjallur praktikën e vjetër të torturës në publik, dhe duke i dhënë ‘shkëlqim’ edhe përmes videove.
Kur mendojmë për shtetin islamik, duhet hequr mendjen nga videot. Tingujt mund të nxirren nga tradita myslimane, por imazhet nuk kanë as themel, as religjion, përveq që janë si provë tragjike e kapacitetit njerëzor që merr kënaqësi gjatë vuajtjes së tjetrit.
(David Ignatius është kolumnist i rregullt në Washington Post).