Dardan Berisha edhe zyrtarisht u bë pjesë e skuadrës së madhe nga Kroacia, Cibona e Zagrebit.
Kjo skuadër e ka prezantuar përforcimin e bërë nga Sigal Prishtina, Dardan Berishën, i cili në sezonin e fundit u shpall MVP dhe kampion i Ligës Ballkanike.
KK Cibona e ka konfirmuar përmes faqes së saj zyrtare se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ish basketbollistin e Sigal Prishtinës.
“Dardan Berisha është lojtar i ri i Cibona-s. Berisha vjen nga Sigal Prishtina, me të cilën në sezonin e fundit e fitoi Ligën Ballkanike, ku u votua si shënuesi më i mirë me mesatare prej 24 pikësh, si dhe u shpall MVP. Anëtari i përfaqësueses polake nënshkroi me Cibona-n kontratën trevjeçare. Ai do t’i bashkohet ekipit pas Kampionatit Evropian”, thuhet në njoftimin e skuadrës kroate.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për basketbollin kosovar, pasi Berisha është i vetmi lojtar kosovar që ka arritur të luajë për një skuadër me renome botërore, siç është Cibona e Zagrebit.
