Çka duhet të dini për rritje të vetullave

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nëse dëshironi vetulla të bukura e të dendura, provojini këto preparate shtëpiake.
Vaji i ricinit
Vaji i ricinit përmban sasi të mëdha të proteinave dhe vitaminave që stimulojnë rritjen e çmimeve. Gjithashtu, ky vaj e stimulon rrënjën dhe e bën më të fortë e më rezistuese.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është një ndër vajrat më të mirë si në shtëpi, ashtu edhe në industrinë e kozmetikës sepse është i pasur me vitaminë E që vepron në mënyrë stimuluese për rritje të qimeve e njëkohësisht e ushqen edhe lëkurën.
Të verdhët e vezës
Veza është një ushqim që mund ta përdorni në mënyra të ndryshme. Qimet e vetullave përmbajnë keratinë të cilën proteinat nga të verdhët e vezës e ushqejnë edhe më mirë dhe e pasurojnë, gjë që bën që qimet të rriten më shpejtë dhe të bëhen më të forta.
 Aloe vera
Kjo bimë magjike është e çmuar shumë në industrinë e kozmetikës. Përveç që kujdeset për lëkurën dhe flokët, ekstrakti i saj përmban enzima dhe përbërës ushqyes që nxisin rritjen e qimeve.