Ekspertët thonë se thonjtë janë tregues të mrekullueshëm të shëndetit të përgjithshëm, meqë rritja e tyre është shumë e ndjeshme ndaj gjërave sikur që janë të ushqyerit jo të shëndetshëm, stresi, e bile edhe sëmundjet e brendshme të organizmit. Linjat e zeza, apo ngjyrë kafe, janë shenjë për shqetësim. Kjo mund të jetë e pasherr, sikur që është ndonjë beng, i cili “jeton” në rrënjën e thoit; ato mund të jenë edhe trashëguese, nëse keni prejardhje afro-amerikane. Por, në rastet e tjera, vijat e tilla në thonj janë shenjë e melanomës, kancerit të lëkurës, i cili mund të jetë fatal, sidomos nëse nuk zbulohet me kohë.
Shkak për shqetësim ka nëse vijat sapo janë paraqitur, apo nëse ndryshojnë ngjyrën dhe madhësinë. E, nëse pigmenti duket sikur “gjakderdhë”, atëherë shqetësimi është edhe më i madh, meqë kjo është shenja e Hutchinson-it, e që tregon për praninë e melanomës.
