Infrastruktura dhe kushtet e mira për prokurorët në Prokurorinë Themelore në Gjilan do të ndihmojnë në hetimet dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale.
Kështu u tha në në inaugurimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ku përfaqësuesit e drejtësisë theksuan se ky objekt është edhe hap për të luftuar dukuritë negative, krimin e organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përkrahin shtetin e Kosovës për të ndërtuar një sistem ligjor, ku përmes kësaj mund të ofrohet drejtësi e drejtë. Ambasadori amerikan Greg Delawie tha se ndër prioritet e tij është forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë./ 21 Media
