Depozitat e Bankës Qendrore rreth 2.6 miliardë euro

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Depozitat në sektorin banker kanë shënuar rritje për 5.9% duke arritur vlerën 2.57 miliardë euro, bëhet e ditur nga raporti i Bankës Qendrore të Kosovës për vlerësimin tremujor të ekonomisë. Mëgjithkëtë në vitin e kaluar kishte rritje prej 7.1 për qind.
“Faktori kryesor që mund të ketë ndikuar në ngadalësimin e rritjes së depozitave mund të jetë rënia e theksuar e normës së interesit në depozita që po karakterizon sektorin bankar. Ndikim në ngadalësimin e rritjes së depozitave mund të ketë pasur edhe rritja e emigrimit nga Kosova në muajt e parë të vitit 2015. Struktura e depozitave në sektorin bankar vazhdon të dominohet nga depozitat e ekonomive familjare, të cilat përbëjnë 74 % të gjithsej depozitave”, është thënë në raportin e Banka Qendrore për vlerësimin tremujor të ekonomisë.
Sipas BQK-së, kategoria e dytë për nga pesha në strukturë është ajo e depozitave të ndërmarrjeve me pjesëmarrje prej 20.3 % në gjithsej depozitat. / 21MEDIA