Deputetja gjermane: UÇK-ja, ushtri terroriste!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputetja gjermane e partisë së ekstremit të majtë, Sevim Dağdelen, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Kosovës dhe UÇK-së në seancën e sotme të Bundestagut gjerman.
Në këtë seancë plenare diskutohej zgjatja edhe për një vit e mandatit të trupave gjermane të KFOR-it në Kosovë, por ajo e ka kundërshtuar dërgimin e trupave gjermane jashtë vendit, duke i bërë thirrje parlamentit që të kthejë Gjermaninë te politika neutrale dhe paqësore.
Në fjalimin e saj, deputetja me orgjinë turke theksoi se Bundesëehr-i gjerman ka qenë për 16 vjet në Kosovë, e sipas saj, nuk ka arritur asnjë nga objektivat që ka pasur.
Ndër të tjera, Dağdelen ka sulmuar ashpër UÇK-në dhe ish-liderët e saj që tani drejtojnë qeverinë e Kosovës, të cilët, sipas saj, kanë lidhje me sulmet e fundit “terroriste” në Maqedoni dhe vendet fqinje.
Më tej, deputetja gjermane ka pyetur se si është e mundur që para syve të ushtrisë gjermane dhe trupave të tjera të NATO-s, Kosova të bëhet ndër rajonet prej nga më së shumti dalin ekstremistë islamikë për ISIS në Irak e Siri.
Fjalimi i saj, i ndërprerë prej duartrokitjeve të deputetëve të majtë në Bundestag, por edhe nga kundërshtimet e një deputeti, ka vazhduar më tej me deklarimet se Kosova është kthyer në një strehë të varfërisë të Europës. “Njerëzit atje, po e kundërshtojnë sistemin thellësisht të korruptuar”, deklaroi ajo.