Deti Mesdhe: Shpëtohen mbi 500 refugjatë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbi 500 refugjatë janë shpëtuar gjatë 24 orëve të fundit në Detin Mesdhe, në kuadër të shtatë operacione ve të ndryshme, ka njoftuar sot roja detare në Itali. Në anën tjetër, autoritetet turke kanë raportuar për vdekjen e 17 refugjatëve në afërsi të brigjeve të Bodrumit.
Shtatë operacione për shpëtim janë ndërmarrë gjatë 24 orëve të fundit në Detin Mesdhe, si rezultat i të cilave janë shpëtuar mbi 500 refugjatë, ka njoftuar sot roja detare e Italisë.
Operacionet janë ndërmarrë në bashkëpunimin ndërmjet një anije të organizatës Mjekët pa Kufij, dy anijeve të rojës detare dhe një anije nga radhët e misionit të Bashkimit Evropian, Navfor Meda.
Operacioni ushtarako-detar i Evropës, Navfor Meda, ka filluar në Detin Mesdhe kah fundi i qershorit dhe ka për qëllim që të parandalohen dhe të shkatërrohen anijet, me të cilat trafikantët bartin refugjatët në drejtim të Bashkimit Evropian, kryesisht nga brigjet e Libisë.
Në kuadër të këtij operacioni, evropianët duke filluar nga 7 tetori do të shtojnë trysninë ndaj trafikantëve në Detin Mesdhe dhe në rast nevoje do të veprojnë edhe ushtarakisht kundër tyre, përfshirë këtu edhe në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Libisë.
Në ndërkohë, autoritetet turke kanë njoftuar për fundosjen e një anije në afërsi të brigjeve të Bodrumit, me ç’rast kanë vdekur 17 refugjatë. Anija u fundos përderisa po lundronte drejtë ishullit grek, Kos. Në anije kishte 37 persona, 20 prej të cilëve u shpëtuan./ 21 Media