Dhjetë futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vlera e futbollistëve shqiptarë në treg, ka filluar të rritet, dhe kjo falë paraqitjeve të mira të tyre me Kombëtaren dhe në skuadrat ku luajnë.
Gashi, ka mbyllur një sezon fantastik te Baseli në Zvicër, duke e ndihmuar skuadrën të arrij titullin e kampionit, ndërsa vetë, u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit.
Pas Gashit, është Elseid Hysaj, që po shkel syrin e disa skuadrave në Itali, ndërsa Napoli, mbetet më e interesuara. Hysaj, cilësohet si futbollisti i dytë më i shtrenjtë i kombëtares shqiptare.
Bekim Balaj 3.5 milionë Euro
Bekim Balaj është transferuar tek Rijeka në Kroaci dhe është nën vëzhgimin e klubeve evropiane për ta pasur pjesë të tyre.
Etrit Berisha, 3 milionë Euro
Etrit Berisha, padyshim është gardiani më i mirë që kemi pasur në historinë e futbollit tonë.
Sokol Cikalleshi, 2 milionë Euro
Cikalleshi po arrin shume ne karriere gjate dy viteve eshte transferuar nga Kategoria Superiore ne Kroaci dhe se fundmi ne Turqi. Sokoli eshte nje futbollist me pergatitje fizike te admirueshme.
Elseid Hysaj, 8 milionë Euro
Elseid Hysaj ka bërë një paraqitje dinjitoze në Serinë A me skuadrën e tij Empoli dhe me Kombëtaren. Hysaj ka qënë në formë optimale duke luajtur në te gjitha ndeshjet e këtyre eliminatoreve si mbrojtës i djathtë.
Shkëlzen Gashi, 9 milionë Euro
Gashi, ka mbyllur një sezon fantastik te Baseli në Zvicër, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit.
Ergys Kaçe, 5 milionë Euro
Kaçe është një “Gjeni” trajneri i Paok i ka thurur elozhe të pafundme magjistarit, i cili na dhuroi fitoren historike përballe Francës.
Lorik Cana, 2,2 milionë Euro
Kapiteni është shpirti i këtij grupi që po arrin rezultate historike për kombëtaren tonë. Ndonëse tek ekipi i Lacios nuk ka gjetur hapësiren e mjaftueshme, ai është një futbollist me kualitet të jashtëzakonshëm.
Alban Meha, 1.5 milionë Euro
Alban Meha, snajperi i Kombëtares. Le të shpresojme që të shënoj kundra Serbisë.
Taulant Xhaka, 2,5 milionë Euro
Taulant Xhaka është një mesfushor shume i fortë dhe me një klas të lartë, i denjë për klubet më të mira në evropë.
Ermir Lenjani, 1 milionë Euro
Lenjani ndonëse renditet në vendin e dhjetë për pagesë, ai e meriton padyshim këte notë. Eshte futbollisti qe i ka dhënë gjak kuqezinjve me lojen e tij.