Në fshatin Stravuqinë të Suharekës, të shtunën rreth orës 17:10 një person kishte vendosur që arën ta pastronte duke e djegur barin e thatë.
Mirëpo, gjatë këtij procesi, Policia raporton se zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshi katër prona të tjera, vreshta dhe plantacione të mbjella me pemë.
Bëhet e ditur se njësitet e zjarrfikëseve dhe të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
