Donald Trump për president të SHBA

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Donald Trump deklaroi sot se do të kandidojë për postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump, i cili prej vitesh ka kërkuar postin më të lartë të vendit, sfidoi sot 11 kandidatët e tjerë republikanë, të cilët po kërkojnë nominimin nga ana e partisë së tyre të qendrës së djathtë, duke deklaruar se politikanët nuk mund të zgjidhin problemet ekonomike të Amerikës.
“Ne kemi nevojë për dikë që të marrë në dorë emrin e SHBA-ve dhe ta ngrejë atë sërish lart. Kandidoj zyrtarisht për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ne ta bëjmë sërish të madh vendin tonë”, deklaroi Trump në ndërtesën ”Trump Towers” në Nju Jork.